Elvira DUSHKU - Sekretare e Përgjithshme/FBK
Qëllimi kryesor nëpërmjet kampanjës “Her World, Her Rules” është të rritet në mënyrë të qëndrueshme pjesëmarrja e vajzave në basketboll duke rekrutuar më shumë lojtare nga shkollat fillore përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme.
Kampanja “Her World, Her Rules” ka për qëllim;
- Rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në basketboll;
- Rritjen e popullaritetit të basketbollit të vajzave në nivel lokal dhe kombëtar;
- Tërheqjen e vëmendjes së mediave;
- Njohjen dhe promovimin e rol modeleve femra;
- Festimin e suksesit të basketbollit të femrave;
- Të sigurohemi që basketbolli të jetë sporti numër një në mesin e vajzave të reja.