Dardanët me paraqitje pozitive në miqësoret ndaj Arabisë Saudite

Dardanët me paraqitje pozitive në miqësoret ndaj Arabisë Saudite

24/06/2026

Kosova ka zhvilluar dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, që janë zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

Këto miqësore i kanë ndihmuar përzgjedhësit Bujar Loci dhe Shtabin Teknik të shohin formën e lojtarëve para dy ndeshjeve shumë të rëndësishme përballë Shqipërisë dhe Sllovakisë.

Në takimin e parë Dardanët pësuan 88:84, edhe pse ishin në epërsi, derisa në përballjen e dytë fituan bindshëm 91:71.

Në përgjithësi, Dardanët patën paraqitje pozitive para sfidave shumë të rëndësishme.

Kosova më 2 korrik në Prizren do të përballet me Shqipërinë, derisa tri ditë më vonë në udhëtim përballet me Sllovakinë.

Këto ndeshja janë të vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners