19/10/2026
Zutorya Cook e Pejës 03 është shpallur basketbollistja më e vlefshme (MVP) e javës së dytë të Superligës së Femrave, pas një paraqitjeje të shkëlqyeshme, ndërsa janë përzgjedhur edhe pesë basketbollistet më të mira të kësaj jave.
Cook shkëlqeu me fanellën e Pejës 03, duke regjistruar 21 pikë, 14 kërcime dhe gjashtë asistime, me indeks të përgjithshëm prej 35, më të lartin në këtë javë.
Me këtë paraqitje, basketbollistja e Pejës 03 fitoi epitetin e MVP-së së javës së dytë në elitën e basketbollit të femrave në Kosovë.
Përveç Cook, në pesëshen më të mirë të javës janë përzgjedhur edhe Nyshea Weaver e Penzës, Alexis Tucker dhe Enisa Kamerolli të Bashkimit, si dhe Britney Seymour e Pejës 03.
Top 5 basketbollistet e javës së dytë
Zutorya Cook (Peja 03): 21 pikë, 14 kërcime, 6 asistime – Indeksi 35.
Nyshea Weaver (Penza): 24 pikë, 7 kërcime, 1 asistim – Indeksi 28.
Alexis Tucker (Bashkimi): 18 pikë, 7 kërcime, 3 asistime – Indeksi 25.
Enisa Kamerolli (Bashkimi): 13 pikë, 4 kërcime, 4 asistime – Indeksi 22.
Britney Seymour (Peja 03): 11 pikë, 15 kërcime, 1 asistim – Indeksi 22.