19/10/2026
Mika Adams i Rahovecit 029 është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së pestë të ProCredit Superligës, pas një paraqitjeje të shkëlqyeshme, ndërsa janë përzgjedhur edhe pesë basketbollistët më të mirë të kësaj jave.
Adams ishte ndër më meritorët në fitoren e Rahovecit 029 ndaj Pejës me rezultat 106:95, duke regjistruar 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime, me indeks të përgjithshëm prej 35.
Me këtë paraqitje, basketbollisti i Rahovecit 029 fitoi epitetin e MVP-së së javës së pestë të elitës së basketbollit të Kosovës.
Përveç Adamsit, në pesëshen më të mirë të javës janë përzgjedhur edhe Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Davontrey Thomas i Golden Eagle Yllit, Vincent Golson i Sigal Prishtinës dhe Kenny Hasbrouck i Trepçës.
Top 5 lojtarët e javës së pestë
Mika Adams (Rahoveci 029): 31 pikë, 6 kërcime, 10 asistime – Indeksi 35.
Kentrell Pullian (Vëllaznimi): 28 pikë, 7 kërcime, 7 asistime.
Davontrey Thomas (Golden Eagle Ylli): 26 pikë, 6 kërcime, 3 asistime – Indeksi 33.
Vincent Golson (Sigal Prishtina): 30 pikë, 1 kërcim, 6 asistime – Indeksi 29.
Kenny Hasbrouck (Trepça): 15 pikë, 2 kërcime, 2 asistime – Indeksi 17.