Sigal Prishtina ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

Sigal Prishtina ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

18/10/2026

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 79:77, në kuadër të javës së pestë të ProCredit Superligës, duke ia shkaktuar prizrenasve humbjen e parë në këtë edicion.

Në një përballje interesante dhe dramatike të zhvilluar në kryeqytet, bardhekaltrit arritën të triumfojnë me vetëm dy pikë dallim, duke i dhënë fund serisë së fitoreve të Bashkimit.

Ndeshja u karakterizua nga rivaliteti dhe lufta për çdo pikë, ndërsa vendasit arritën të ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Më i dalluari te Sigal Prishtina ishte Vincent Golson, i cili shkëlqeu me 30 pikë dhe gjashtë asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të triumfit të bardhekaltërve.

Në anën tjetër, te Bashkimi u dallua Adrio Bailey, i cili regjistroi double-double me 15 pikë dhe 11 kërcime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, Bashkimi pëson humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi, ndërsa Sigal Prishtina regjistron një fitore të vlefshme në javën e pestë të ProCredit Superligës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners