Trepça me rikthim triumfon ndaj Borës

Trepça me rikthim triumfon ndaj Borës

18/10/2026

Kampionia e Kosovës, Trepça, ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 79:68, në kuadër të javës së pestë të ProCredit Superligës.

Në një përballje interesante dhe të luftuar, mitrovicasit arritën të rikthehen në lojë dhe të sigurojnë fitoren e tretë në këtë edicion.

Periudha e tretë (17:31) ishte vendimtare për rrjedhën e takimit, ku Trepça ngriti nivelin e lojës, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke krijuar epërsinë që e ruajti deri në fund.

Me këtë triumf, kampionia e Kosovës regjistron fitoren e tretë pas pesë xhirove të zhvilluara, ndërsa Bora pëson humbjen e dytë të sezonit.

Pas kësaj përballjeje, të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë prej tri fitoresh dhe dy humbjesh në ProCredit Superligë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners