Zyrtare për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

 

Sinjalizimi

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është e përkushtuar për të siguruar integritet, transparencë dhe respektim të ligjit në të gjitha aktivitetet e saj. Në këtë kuadër, FBK ka vendosur mekanizma për raportimin e shkeljeve që mund të cenojnë interesin publik, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Sinjalizimi nënkupton raportimin e informacionit për veprime ose praktika të dyshuara që mund të përbëjnë shkelje ligjore ose cenim të interesit publik në kuadër të veprimtarisë së FBK-së.

Të drejtë për të bërë sinjalizim kanë:

FBK garanton që çdo sinjalizim trajtohet në mënyrë konfidenciale, të paanshme dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe siguron mbrojtje ndaj çdo forme hakmarrjeje ndaj sinjalizuesve.

Sinjalizimet mund të bëhen:

Për procedurën e plotë të brendshme për sinjalizim në FBK, ju lutemi referohuni Rregullores për Organizimin e Brendshëm të FBK-së, e publikuar në vegëzën “Dokumentet” në ueb-faqen zyrtare të FBK-së.

Zyrtare për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

FBK ka caktuar një zyrtare përgjegjëse për pranimin, regjistrimin dhe trajtimin e sinjalizimeve në përputhje me procedurat e brendshme dhe legjislacionin në fuqi:

VLORA BRAHA
spocperson@basketbolli.com
+383 45 577 058