Politika e Privatësisë e Federatës së Basketbollit të Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është e përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale të individëve dhe respekton standardet ligjore dhe etike për mbrojtjen e privatësisë. Kjo politikë e privatësisë përshkruan mënyrën se si mblidhen, përdoren dhe mbrohen të dhënat personale të individëve në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.


1. Kush i përpunon dhe është përgjegjës për të dhënat tuaja personale?

Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave personale kryhen nga FBK, e cila është përgjegjëse për mbledhjen, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale që mblidhen gjatë zhvillimit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve sportive, trajnimeve, kampionateve dhe projekteve të tjera të organizuara nga FBK. Personeli i autorizuar i FBK-së është i ngarkuar me menaxhimin e këtyre të dhënave dhe siguron që përpunimi i tyre të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.


2. Kategoria e të dhënave që përpunojmë

FBK mund të mbledhë dhe përpunojë të dhëna personale nga lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, anëtarët e klubeve dhe individë të tjerë të përfshirë në aktivitetet e saj. Këto të dhëna mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:


3. Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat tuaja personale?


4. Baza ligjore për përpunim

Të dhënat personale përpunohen në përputhje me bazat ligjore të përcaktuara në legjislacionin e Kosovës, përfshirë Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloret dhe akte të tjera përkatëse që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtat e individëve.

Përpunimi i të dhënave bëhet vetëm kur është i nevojshëm dhe në përputhje me qëllimet e specifikuara më sipër, duke respektuar të drejtat e individëve.


5. Me kë i ndajmë të dhënat personale të mbledhura?

FBK mund të ndajë të dhënat personale të mbledhura vetëm me autoritetet kompetente të shtetit, partnerët e projektit, dhe palët e treta të autorizuara që kanë nevojë për to për të realizuar detyrat ligjore ose për të mbështetur shërbimet dhe projektet e FBK-së. Kjo mund të përfshijë institucione të tjera publike, organizata ndërkombëtare, ose kompani të angazhuara për realizimin e aktiviteteve specifike.
Të dhënat nuk do të shpërndahen ose shiten te subjekte të tjera, përveç nëse është kërkuar nga ligji ose në rastet kur individët kanë dhënë pëlqimin e tyre të shprehur për shpërndarjen e të dhënave.


6. Cilat janë të drejtat tuaja?

Ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:


7. E drejta e ankimimit

Nëse konsideroni se të drejtat tuaja të mbrojtjes së të dhënave janë shkelur, keni të drejtë të ankoheni te Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Kosovës.

 

8. Siguria e të dhënave personale

FBK  angazhohet për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale duke zbatuar masa të sigurta teknike dhe organizative. Kjo përfshin:


9. Përditësimi i Politikës së Privatësisë

FBK mund të përditësojë këtë politikë të privatësisë për të pasqyruar ndryshimet ligjore, rregullore ose praktikat e menaxhimit të të dhënave personale. Çdo përditësim do të publikohet në faqen zyrtare të FBK-së dhe do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim të rëndësishëm që mund të ndikojë në trajtimin e të dhënave tuaja personale.


Kontakti
Për çdo pyetje, shqetësim ose kërkesë në lidhje me politikën e privatësisë, mund të kontaktoni edhe Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të FBK-së:

 

ENEA HAJDARI

enea.hajdari@basketbolli.com

+383 45 502 000