Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian: Përgatitje Intensive për Shkup

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian: Përgatitje Intensive për Shkup

10/07/2024

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve po përgatitet me intensitet të lartë për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni B, i cili do të mbahet në Shkup, Maqedonia e Veriut nga 26 korrik deri më 4 gusht.

Faza përgatitore po zhvillohet në qytetin e Mitrovicës dhe çdo aspekt i stërvitjes po shkon sipas planit të hartuar nga trajneri Brahim Veseli, i mbështetur nga ndihmësit e tij. Përfaqësuesja është duke ushtruar dy herë në ditë, me qëllim që të sigurojë një paraqitje të denjë dhe konkurruese në kampionat të rëndësishëm.

 Kosova ndodhet në Grupin B, ku do të përballet me ekipe të forta si Estonia, Zvicra, Polonia, Hungaria dhe Islanda.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters