Orari i Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla në Pejë

Orari i Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla në Pejë

22/06/2026

Peja do të jetë qendra e basketbollit evropian nga 23 deri më 28 qershor 2026, kur në palestrën sportive “Karagaç” do të zhvillohet FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026.

Gjashtë përfaqësuese do të garojnë për titullin e kampiones, të ndara në dy grupe. Në Grupin A bëjnë pjesë Shqipëria, Malta dhe Gjeorgjia, ndërsa në Grupin B janë Kosova, Andorra dhe Armenia.

Turneu do të hapet më 23 qershor me ndeshjen Shqipëri – Malta, ndërsa po atë ditë do të luajë edhe Kosova, e cila do të përballet me Armeninë, në ndeshjen e saj të parë para tifozëve vendas.

Më 24 qershor zhvillohen sfidat Malta – Gjeorgjia dhe Kosova – Andorra, ndërsa faza e grupeve përmbyllet më 25 qershor me takimet Gjeorgjia – Shqipëria dhe Andorra – Armenia.

Dy kombëtaret më të mira nga secili grup do të avancojnë në gjysmëfinale më 27 qershor, ndërsa ndeshjet për klasifikim dhe medaljen e bronztë do të luhen më 28 qershor.

Kulmi i kampionatit do të jetë finalja e madhe, e programuar për 28 qershor në ora 19:00, ku do të përballen fitueset e dy gjysmëfinaleve për të vendosur kampionen e re të Evropës për shtetet e vogla.

Të gjitha sytë do të jenë te Kosova, e cila synon një paraqitje sa më të suksesshme para publikut vendas në Pejë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners