JR NBA në Prishtinë

JR NBA në Prishtinë

06/12/2023

Garat e JR NBA Kosovës po vazhdojnë të mbahen në qytetet e Kosovës.

Kjo Ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor.

Në mesjavë garat janë zhvilluar në Prishtinë, ku janë zhvilluar xhirot katër dhe pesë, në Divizionin Pacifik dhe Veriperëndimor të Konferencës Lindore.

Tashmë kanë përfunduar garat e rregullta, ku më pas do të zhvillohet faza finale.

Deri në fundjavë do të dihen ekipet që do të kualifikohen në “Play-off”, që fillon në këtë muaj.

30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-13 vjeç janë ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione.

Tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final Four”, ku shpallet skuadra kampione.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners