Trepça triumfon dhe kalon në finale

Trepça triumfon dhe kalon në finale

30/04/2023

Trepça është finalistja e dytë e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.

Në një super ndeshje të zhvilluar në kryeqytet ka mundur Sigal Prishtinën 74:77 (4:17, 27:22, 19:18, 24:20). Në finale e pret Peja.

Në fillim të ndeshjes të dy skuadrat ishin disi të rezervuara, por më pas u shkëputën mysafirët, që e fituan çerekun e parë 4:17, ndërsa bardhekaltrit assesi të gjenin lojën e tyre. Këndellja e vendasve filloi në periudhën e dytë. Ata ngushtuan shifrat në 24:28, por mitrovicasit sërish filluan shkëputjen, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 31:39.

Perioda e tretë ishte e niveluar, por ku prishtinasit synon rikthimin, ndërsa mysafirët të ruanin epërsinë. Drama ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Prishtinasit të përkrahur nga publiku, që ishin mbi 3 mijë, afruan rezultatin, madje për herë të parë kaluan në epërsi me një treshe nga Dardan Berisha, për 74:73, 44 sekonda nga fundi. Në aksionin e radhës, Erjon Kastrati shënon dy pikë për 74:75, ndërsa pikët e fundit i shënoi Artis nga gjuajtja e lirë.  

Dustin Thomas shënoi 19 pikë për vendasit dhe Dardan Berisha 15, kurse lojtari më i mirë i Trepcës dhe ndeshjes ishte Will Daniels me 24 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners