25/10/2026
Kampionia e Kosovës, Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 100:71.
Mitrovicasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, pasi ishin në epërsi gjatë gjithë ndeshjes.
Shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, duke bërë që të jetë një fitore ekipore.
Trepça vazhdon ngritjen, me katër fitore e dy humbje, ndërsa për therandasit kjo ishte humbja e parë, e treta në total, derisa numëron edhe tri fitore.