Bashkimi me rikthim fiton derbin ndaj Pejës

Bashkimi me rikthim fiton derbin ndaj Pejës

25/10/2026

Bashkimi ka triumfuar ndaj Pejës me rezultat 86:79, në derbin e javës së gjashtë të ProCredit Superligës, të zhvilluar në Prizren.

Përballja ndërmjet dy skuadrave solli një ndeshje të fortë dhe emocionuese. Portokallezinjtë arritën të rikthehen nga disavantazhi dhe ta përmbyllin takimin me fitore para publikut vendas.

Peja nuk arriti ta ruante epërsinë, ndërsa Bashkimi përmbysi rrjedhën e takimit në favorin e tij. Skuadra prizrenase e mbylli derbin me shtatë pikë dallim, duke siguruar një sukses të rëndësishëm në javën e gjashtë të kampionatit.

Shanon Shorter ishte më i miri te vendasit me 27 pikë, kurse Dwigt Wilson më i miri te mysafirët me 27 pikë e 16 kërcime.

Bashkimi numëron pesë fitore e një humbje, kurse Peja dy fitore e katër humbje.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners