Ka përfunduar Klinika e Basketbollit, që është organizuar në fundjavë me trajnerin amerikan, Nick Berlage.
Trajneri amerikan gjatë dy ditëve ka ligjëruar për përmirësimin e gjuajtjes dhe teknikat e saj.
Në ditën e dytë Berlage ka folur për: Ushtrime për përmirësimin e gjuajtjes te lojtarët e rinj dhe atyre më të avancuar, ndërsa të shtunën ligjëroi për: Përmirësimin e gjuajtjes (shutit) në mënyrë algoritmike.
Të dielën (sot) është fokusuar më shumë në praktikë se si lojtarët/et duhet të gjuajnë dhe si të përmirësojnë gjuajtjet e tyre.
Klinika ishte interaktive me trajnerët që kanë pyetur në përmirësimin e gjuajtjeve.
Klinika është organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Komunën e Prishtinës.
Kjo Klinikë është vazhdimësi e SHTBK-së dhe FBK-së në edukimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës.