Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit dhe Sportit. Ky Panair ka filluar sot me hapjen solemne, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër nga ora 10:00 deri në ora 17:00 në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Panairin e ka vizituar edhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Në stendën e FBK-së qytetarët e shumtë janë interesuar për programet e ofruara nga Federata e Basketbollit e Kosovës, në veçanti për Basketbollin 3x3.
Pjesë e panairit janë shumë organizata sportive, ekonomisë, biznesit dhe turizmit.
Ky është edicioni i 19-të i këtij Panairi.