Dardanët në kërkim të kualifikimit

Dardanët në kërkim të kualifikimit

27/04/2023

Kosova A ka mësuar kundërshtarët në Rrethin e Tretë Parakualifikues për EuroBasket 2025, ndërsa tani fillon puna e misionit të kualifikimit.

Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Në përgjithësi, Kosova ka 34 ndeshje ndërkombëtare, gjashtë fitore e 28 humbje.

Dardanët debutuan në vitin 2016 në arenën ndërkombëtare në kualifikimet për Eurobasket 2017, ku pësuan dy herë nga Bullgaria, Sllovenia dhe Ukraina.

Në parakualifikimet për Kupën e Botës 2019, Kosova mundi Estoninë dhe Maqedoninë, ndërsa numëronte edhe nga një humbje nga këto dy kombëtare, por u rendit e dyta dhe hyri në kualifikime, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Në kualifikime pësoi nga dy herë nga Lituania, Polonia dhe Hungaria.

Në kualifikimet për Evropianin 2021, Kosova u mund dy herë nga Rumania dhe Maqedonia, ndërsa për Euro 2023 u përballë me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë. Kosova fitoi dy ndeshje, por nuk arriti kualifikimin.

Në parakualifikimet e fundit, Kosova mundi Danimarkën, por kishte edhe tri humbje, një herë nga Danimarka dhe dy herë nga Norvegjia.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners