Kosova në grup me Zvicrën dhe Danimarkën

Kosova në grup me Zvicrën dhe Danimarkën

25/04/2023

Është hedhur shorti për Rrethin e Tretë Parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

Kosova ndodhet në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën. Dy ndeshje do të zhvillohen si vendas dhe dy si mysafirë. Ndeshjet zhvillohen nga 19 korriku deri më 5 gusht. 

Fituesi i secilit grup (katër grupe gjithsej) do të kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.

Grupet

Grupi G: Kroacia, Luksemburgu, Irlanda

Grupi H: Zvicra, Danimarka, Kosova

Grupi I: Rumania, Sllovakia, Shqipëria

Grupi J: Bullgaria, Austria, Norvegjia

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners