Veteranët e Kosovës me tri fitore e një humbje në turneun në Maqedoni

Veteranët e Kosovës me tri fitore e një humbje në turneun në Maqedoni

23/04/2023

Veteranët e Kosovës kanë marrë pjesë suksesshëm në turneun “11th International Easter Basketball Tournament” në Manastir të Maqedonisë Veriore.

Në ditën e parë pësuan humbje nga Strumica 31:18, ndërsa në ndeshjen e dytë fituan ndaj skuadrës vendase Pelisteri me shifrat 34:31.

Ndërkohë, të shtunën shënuan dy fitore në dy ndeshje. Fillimisht mundën Tikvesh Kavadarci me rezultat 39:25, ndërsa më pas fituan edhe ndaj Borec Veles 43:41.

Kështu në turneun e parë të organizuar si veteranë, që nga themelimi i Ligës së Veteranëve u renditën në vendin e katërt.

Përkundër disa mungesave, Kosova regjistroi tri fitore dhe vetëm një humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners