Her World, Her Rules në Mitrovicë

Her World, Her Rules në Mitrovicë

14/04/2023

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është zhvilluar kampanja e radhës “Her World, Her Rules”, në të cilën morën pjesë vajzat e KB Trepçës në kategorinë seniore dhe gjenerata të reja.

Të gjithë vajzat u shprehën të lumtura që janë pjesë e kësaj kampanjë, ndërsa e pranishme ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Ajo iu drejtua vajzave të Trepçës me një fjalë rasti për t’i motivuar vajzat që në një formë ose tjetrën të merren me basketboll.

Së bashku me Dushkun prezent ishin edhe trajneri i KBF Trepçës, Kemajl Muja, trajnera Arta Mustafa si dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program, tash e pesë vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners