Akti II i gjysmëfinaleve

Akti II i gjysmëfinaleve

14/04/2023

‘Beteja’ në gjysmëfinale të “Play-off”-it vazhdon në fundjavë, ku zhvillohen ndeshjet e dyta.

Në ndeshjen e parë, Peja mundi Golden Eagle Yllin 85:82. Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do të afronte drejt finales. Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje. Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesante.

Në anën tjetër një super përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. Bardhkaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Orari

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli – Peja

E diel

17:15 Trepça - Sigal Prishtina

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners