Akti i parë i takon Pejës

Akti i parë i takon Pejës

12/04/2023

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it filluan furishëm, ku në një sfidë shumë interesante Peja mundi kampionin aktual, Golden Eagle Yllin me rezultat 85:82 (22:19, 26:22, 23:23, 14:18).

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku disa herë u ndërruan kryesuesit, ndërsa vendasit në fund me pesë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 22:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë në dhjetë pikë, 43:33, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 48:41.

Epërsia më e lartë në ndeshje u arrit pranë rezultatit 62:50, por mysafirët nuk u dorëzuan, për të afruar rezultatin në 68:64, ndërsa periudha e tretë përfundoi me një treshe nga Alban Veseli për 71:64. Kampionët sërish tentuan në dhjetë minutat e fundit, ku afruan rezultatin në 81:79, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe pësuan humbje 85:82.

Te Peja u dalluan Brad Waldow me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Gëzim Morina me 16 pikë e tetë kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Therandë, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners