Ponte Prizreni ka fituar edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it dhe defivinitisht kanë siguruar pjesëmarrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Prizrenasit në ndeshjen e dytë ndaj Bora-s fituan 91:81 (27:18, 25:15, 20:26, 19:22), kurse sfidën e parë e kishin fituar 86:123.
Prizrenasit ishin më të mirë edhe në sfidën e dytë, ku pjesën e parë e fituan 52:33, ndërsa në atë të dytë nuk rrezikuan fitoren dhe fituan me dhjetë pikë dallim, 91:81, për të qenë pjesë e elitës.
Më të mirët te vendasit ishin Wayne Arnold me 20 pikë e 11 kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 13 kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Jon Ismajli me 20 pikë e dhjetë kërcime.