Ponte Prizreni ka fituar duelin e parë të “Play-out”-it, duke mundur Bora-n me shifrat 86:123 (31:30, 23:30, 16:32, 16:31).
Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e barabartë, ku në fund të saj, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 54:60.
Prishtinasit arritën të rezistonin në pesë minutat e para të pjesës së dytë, por më pas prizrenasit filluan shkëputjen dhe fituan me rezultat 86:123.
Më të mirët te prishtinasit ishin Olsi Kurtaj me 21 pikë dhe Leonard Mekaj me 17 pikë e dhjetë asistime, ndërsa te prizrenasit u dalluan Muhamedali Janjeva me 29 pikë e 15 kërcime dhe Urim Zenelaj me 21 pikë e 17 kërcime.
Skuadra që është më e mirë në të dy ndeshjet do të garojë në Superligë edicionin e ardhshëm.