Trajnimi për gjyqtarë të basketbollit

Trajnimi për gjyqtarë të basketbollit

31/03/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shoqata e Gjyqtarëve të FBK-së njoftojnë të gjithë të interesuarit se, nga 3 deri më 10 Prill 2023 fillon paraqitja e kandidatëve për gjyqtarë/e të basketbollit.

Paraqitja bëhet në zyrën e FBK-së në Prishtine ose në adresën elektronike kordinatori@basketbolli.com

Të gjithë kandidatët/et duhet të përmbushin këto kritere:

-Preferohet të jenë ish lojtar/e të basketbollit

-Mosha nga 18-26 vjeç/e

-Të jenë njohës të gjuhës angleze

-Të jenë të gatshëm për aktivitete fizike 

Trajnimi intensiv organizohet nga SHGJFBK dhe udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners