Prishtina pret në shtëpi Bashkimin

Prishtina pret në shtëpi Bashkimin

31/03/2023

Pas ndeshjes së parë mes Bashkimit dhe Prishtinës, ku vajzat nga Prizreni triumfuan me rezultat 92:76 sot zhvillohet ndeshja e dytë.

Ballafaqimi mes dy ekipeve më të mira në Superligën e Femrave do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 17:00. Ndeshja zhvillohet në kuadër të ndeshjeve finale të Play off-it.

Gjatë edicionit të rregullt Bashkimi dhe Prishtina janë ballafaquar katër herë, ku në katër ndeshjet Bashkimi ka fituar, ashtu si ndodhi edhe në finalen e parë të Play-off-it.

Prishtina synon barazimin e ndeshjeve në seri prej 1-1, kurse Bashkimi në kërkim të fitores së dytë rresht, ku do të lehtësoheshin gjërat më shumë për vajzat prizrenase.

Kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners