Sigal Prishtina ka vazhduar me formën e mirë të Prince Caffe Superligës. Prishtinasit kanë mundur Bashkimin me shifrat 66:101 (11:27, 19:22, 12:23, 24:29), në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të.
Bardhekaltrit e nisën për mrekulli ndeshjen dhe nga fillimi ishin shumë më të mirë, duke e fituar bindshëm çerekun e parë 11:27. Prishtinasit ruajtën epërsinë në periudhën e dyttë dhe e menaxhuan atë, për të shkuar në pushim me shifrat 30:49.
Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, që nuk kishte shumë ‘histori’ dhe triumfoi bindshëm 66:101.
Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 15 fitore e 12 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Derrick Ëilson me 17 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.
Bashkimi ka 11 fitore e 16 humbje, kurse Sigal Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.