Bashkimi fiton ndaj Prishtinës

Bashkimi fiton ndaj Prishtinës

28/03/2023

Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të Play-off-it ndaj Prishtinës me rezultat 92:76 (26:20, 24:14, 26:17, 16:25).

Dhjetë minutat e parë të ballafaqimit ishin më të barabartë, ku dy skuadrat treguan lojë mjaft dinamike dhe pas përfundimit të çerekut e parë, Bashkimi kishte epërsi prej gjashtë pikësh apo me rezultat të përgjithshëm 26:20.

Pjesa e çerekut të dytë i takoi vajzave nga Prizreni, të cilat shkuan në pushim me epërsi prej 16 pikësh, 50:34.

Bashkimi tregoi dominimin edhe në dhjetë minutat e çerekut të tretë duke e fituar këtë periudhë prej 26:17. Vajzat nga Prishtina u munduan të rikthehen në çerekun e fundit, të cilat e mbyllin me epërsi, por nuk mjaftuan për të fituar.

Te Bashkimi më të mirat e kësaj ndeshje ishin Arbnore Përçuku me “double-double” me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. Ajo u ndihmua nga kapitenia Aulona Muhadri me 15 pikë, 11 kërcime dhe një asist.

Finalja e dytë do të zhvillohet në kryeqytet, kurse kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners