Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 27-të e Prince Caffe Superligës apo e parafundit për garat e rregullta në elitë.
Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Jalen Tate i Pejës. Tate kishte indeksin 31, ndërsa ndaj Bashkimit për 29 minuta shënoi 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Ai ishte ndër më meritorët që verdhezinjtë realizuan fitoren e shtatë radhazi në elitë.
Vëllaznimi shënoi fitoren më të rëndësishme këtë edicion, duke mundur Ponte Prizrenin dhe siguroi pjesëmarrjen në “Play-off” nga vendi i gjashtë. Më të mirët te kuqezinjtë ishin Damonte Dodd me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime dhe Jordan Harris me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.
Trepça fitoi derbin e kësaj xhiro, ku mundi Golden Eagle Yllin, ndërsa më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.
Ndërkohë, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Rahovecit, për të vazhduar serinë pozitive në elitë, kurse lojtari më i dalluar në parket te prishtinasit ishte Nate Grimes me 18 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime.
Top 5
Jalen Tate (Peja) 23 pikë, 9 kërcime, 5 asistime
Damonte Dodd (Vëllaznimi) 15 pikë, 17 kërcime, 5 asistime
Jordan Harris (Vëllaznimi) 24 pikë, 4 kërcime, 6 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 15 pikë, 10 kërcime, 2 asistime
Nate Grimes (Sigal Prishtina) 18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime