Sonte fillon seria finale e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballen Istogu me Bora-n.
Istogasit kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e parë me 24 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 22 fitore e tetë humbje.
Në gjysmëfinale Istogu kishte eliminuar New Basket-in me seri 2:0, kurse Bora ishte më e mirë se Vushtrria 2:1.
Kampion i Ligës së Parë shpallet skuadra që shënon dy fitore dhe inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.
E hënë
20:00 Istogu - Bora