Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, Driton Obërtinca dhe Valbona Bytyqi janë pranuar në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate).
Valbona është femra e parë nga Kosova që është pranuar në këtë program.
Ky është edicioni i nëntë i këtij programi që në fokus ka trajnerët/et që punojnë me gjenerata të reja.
Obërtinca dhe Bytyqi do të ndjekin klinikat për një periudhë dyvjeçare.
Qëllimi i organizimit të klinikave në përputhje me Kampionatin Evropian për meshkuj U16, U18 dhe U20 është për të monitoruar zhvillimin e lojtarëve të rinj nga mosha 15 deri në 20 vjeç gjatë një periudhe prej dy deri në tre vjet në garat kryesore.
Pjesë e këtij Programi ishte Valentin Spaqi, kurse së fundi në Programin FECC është certifikuar Gyltekin Selimi, ndërsa më herët edhe trajnerët si Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, gjithashtu që ishin nominuar nga FBK-ja.