Istogu në finale

Istogu në finale

21/03/2023

Istogu është skuadra e parë finaliste në Ligën e Parë të Meshkujve. Istogasit edhe në ndeshjen e dytë të “Play-off”-it kanë mundur skuadrën prizrenasve New Basket. Kësaj radhe me shifrat 97:102. Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 42:28, por më pas istogasit janë rikthyer dhe triumfuan.

Ndërkohë, ndeshja Bora-Vushtrria ishte edhe më interesante, duke shkuar në dy vazhdime, kurse në fund skuadra prishtinase fitoi 96:92. Kjo bën që fituesi të vendoset në sfidën e tretë dhe vendimtare.

Fituesi i finales hyn në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners