Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida kryesore apo derbi i kësaj jave do të zhvillohet të dielën mes Trepcës dhe Pejës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë spektakël. Mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.
Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë. Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit ështëmë i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”.
Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 26
E shtunë
17:00 Ponte Prizreni - Rahoveci
19:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Trepça - Peja
Bashkimi - Sigal Prishtina (zhvillohet më vonë)