New York Times shkruan për Astera Tuhinën

New York Times shkruan për Astera Tuhinën

08/03/2023

Astera Tuhina është shpresa e Kosovës në basketboll. Ka luajtur për gjeneratat e reja dhe ka debutuar në Kosovën A. Ajo hyri edhe në Top 5 të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, që u zhvillua në Qipro, në dy vitet e fundit.

Sukseset nuk munguan as me klubet ku ka luajtur, duke debutuar në elitën spanjolle dhe tani arriti një sukses historik me Washington State Cougars. Në vitin e parë ishte në 12-shen e kolegjit që triumfoi në Konferencën PAC 12. Ky ishte një sukses historik, pasi ishte hera e parë për ekipin e femrave që triumfojë nga Shteti i Uashingtonit, kurse meshkujt e kishin fituar para më shumë se 80 vjetësh.

Në këtë sukses historik, pjesë e rëndësishme ishte edhe Astera, duke luajtur për 31 minuta në finale me gjashtë pikë, gjashtë asistime e tri kërcime, por edhe gjatë tërë edicionit ishte pjesë kyçe në skuadrën e Uashingtonit.

New York Times ka shkruar për këtë sukses dhe Asterën. Ajo u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare, duke u zhvendosur në Spanjë, por luan si një basketbolliste me përvojë. Ndërsa gjithashtu shton faktin se është një lojtare shumë inteligjente.

New York Times shkruan se si Astera u ngrit në maje për të për të këputur rrjetën me një flamur të Kosovës të mbështjellë mbi supe.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners