FBK organizon edhe një ngjarje madhore, kësaj radhe FIBA 3x3 U23 Nations League

FBK organizon edhe një ngjarje madhore, kësaj radhe FIBA 3x3 U23 Nations League

27/02/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka fituar të drejtën për të organizuar një tjetër ngjarje madhore. Kësaj radhe FBK do të organizojë FIBA 3x3 U23 Nations League.

Kjo është hera e parë që në vendin tonë organizohet një ngjarje e tillë, kurse Kosova ka qenë mikpritëse e FIBA Kampionateve Evropiane, Divizioni B dhe C, si dhe Challenger.

FIBA 3x3 Nations League është një garë kombëtare e FIBA 3x3 për meshkuj dhe femra nën moshën 23 vjeç, që ka filluar të organizohet në vitin 2017.

Kjo garë ofron një mundësi të mirë për talentet e së ardhmes që të përmirësojnë aftësitë e tyre në përgatitjen për kategorinë seniore dhe garat elitare siç janë FIBA 3x3 Kupa e Botës, Lojërat Olimpike etj.

Federatat Kombëtare që marrin pjesë në këtë program duhet të regjistrojnë 1 ekip të meshkujve dhe 1 të femrave në çdo "stacion" të FIBA 3x3 U23 Nations League.

Federata e Basketbollit e Kosovës  për herë të parë do të merr pjesë në këtë garë, por edhe do të bëjë organizimin e një “stacioni” të Nations League në vendin tonë në datat 10-12 Korrik 2023.

Në FIBA 3x3 Nations League marrin pjesë 12 ekipe (meshkuj/femra).

FIBA 3x3 Nations League 2022 përmban një rekord me pjesëmarrje të 57 Federatave Kombëtare në këtë garë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners