Sefaja certifikohet në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”

Sefaja certifikohet në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”

16/02/2023

Trajneri i basketbollit, Dritëro Sefaja, është pranuar certifikuar në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”.

Programi ka qenë projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaware, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP.

Sefaja ishte përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, pas aplikimeve që kishte bërë Federata e Basketbollit e Kosovës në KOK.

Programin e ka përfunduar me sukses programin prej shtator 2021 deri në qershor 2022.

Dritëro ka falënderuar FBK-në për mundësinë e dhënë, që këto aftësi/njohuri të reja që i ka marrë gjatë këtij programi, do të mund t’i aplikojë në basketboll.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners