Trepça me fitore të rëndësishme, Prishtina fiton në udhëtim

Trepça me fitore të rëndësishme, Prishtina fiton në udhëtim

09/02/2023

Prishtina ka arritur fitore në udhëtim në Gjakovë, duke fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:94 (8:24, 13:24, 16:27, 10:19). Vajzat nga Prishtina dominuan gjatë tërë ndeshjes, kështu duke shënuar fitoren e 13-të, kurse kanë vetëm tre humbje. Në anën tjetër Vëllaznimi ka vetëm një fitore nga 16-të ndeshje të zhvilluara.

Më e mira tek Prishtina ishte Diellza Dekaj, e cila kontribuoi me 18 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Fitore në kuadër të xhiros së 16-të shënoi edhe Trepça ndaj vajzave United Basketball me rezultat 33:39 (11:10, 11:5, 5:15, 6:9). Ndeshjen më mirë e nisën vajzat nga Gjilani, por periudha e tretë e riktheu Trepçën duke e regjistruar kështu fitoren e pestë, një më shumë së United Basketball.

Te Trepça u dallua Marshanique Hall me tetë pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners