Java e 26-të në Ligën e Parë të Meshkujve do të dhurojë disa ndeshje interesante.
Sfidë interesante pritet mes skuadrave të njohura, Drita dhe Vushtrria. Gjilanasit kanë 15 fitore e gjashtë humbje, ndërsa vushtrriasit janë në vendin e parë me 18 fitore e pesë humbje. Ky është një nga takimet më interesante të kësaj xhiro.
Përballje interesante pritet edhe mes Istogut dhe New Basket. Istogasit kanë 16 fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit 16 fitore e shtatë humbje, prandaj shihet si një sfidë shumë interesante.
Në ndeshje tjera të kësaj xhiro, Happy Dukagjini do të përballet me Borean, kurse Marigona Hill Prishtina me Gjakovën e Re. Takimi i fundit është mes skuadrave prishtinase, AS Prishtina dhe Bora.
Liga e Parë e Meshkujve-Java 26
E hënë
18:00 Istogu-New Basket
19:00 Happy Dukagjini-Borea
20:30 Drita-Vushtrria
20:30 Marigona Hill Prishtina - Gjakova e Re
E martë
18:30 AS Prishtina-Bora