14/01/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

E 13-ta radhazi

Kampioni nuk ka të ndalur. Golden Eagle Ylli ka mundur sërish Ponte Prizrenin 64:73 (17:18, 22:22, 10:10, 15:23), që ishte e 13-ta radhazi, në takimin që u zhvillua në Therandë, ndërsa ka edhe katër humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore e 12 humbje.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe përfundoi 17:18. Në periudhën e dytë therandasit kishin epërsi deri në shtatë pikë, por sërish u rikthyen prizrenasit, ku më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe pjesa e parë përfundon 39:40.

Në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, 20 në total apo nga dhjetë për secilën skuadër, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 49:50. Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku kampionët e Kosovës ishin më të mirë dhe triumfuan 64:73.

Te prizrenasit më i miri ishte Dachon Burke me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te therandasit më i miri ishte Malcolm Armstead me 15 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: