Të shtunën dhe të dielën zhvillohen tri ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Femrave.
Bashkimi kërkon fitoren e 12-të ndaj ekipit të United Basketball, që ka arritur këtë edicion të regjistrojë katër fitore e shtatë humbje, kurse vashat prizrenase janë të vetmet në elitë që nuk kanë pësuar humbje.
Prishtina të shtunën nga ora 16:00 pret në shtëpi Trepçën. Dy skuadrat vijnë me fitore nga xhiro e kaluar. Skuadra e vajzave bardhë e kaltër ka regjistruar nëntë fitore dhe vetëm dy humbje, kurse vajzat mitrovicase kanë tri fitore dhe tetë humbje.
Të dielën zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiro në mes Vëllaznimit dhe Penzës. Derisa Vëllaznimi nuk njeh për fitore këtë edicion, Penza ka arritur gjashtë fitore dhe pesë humbje.
Superliga e Femrave - Java 12
E shtunë
14:00 United Basketball – Bashkimi
16:00 Prishtina – Trepça
E diel
13:00 Vëllaznimi – Penza