Fundjava do të jetë shumë interesante me ndeshjet e Prince Caffe Superligës.
Ndeshja e parë do të dhurojë super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën. Mitrovicasit kanë nëntë fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit kanë 12 fitore e pesë humbje. Në dy ndeshjet e Superligës, dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.
Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli do të përballen sërish, pasi u ndeshën të mërkurën, ku fituan kampionët që regjistruan fitoren e 12-të me radhë (kanë edhe katër humbje në fillim të garave), kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore e 11 humbje.
Vëllaznimi-Peja është një përballje interesante, pasi në këtë edicion të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por si mysafire. Kuqezinjtë numërojnë kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse verdhezinjtë 12 fitore e pesë humbje.
Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet mes Bashkimit dhe Rahovecit, shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat. Prizrenasit kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse rahovecasit dy fitore e 14 humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 18
E shtunë
17:00 Trepça - Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni - Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Vëllaznimi - Peja
19:00 Bashkimi – Rahoveci