11/01/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Stinori pranveror nis me super sfidën Bashkimi-Penza

Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave, që shënon edhe fillimin e stinorit pranveror.

 

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes liderit të tabelës Bashkimit dhe kampiones aktuale, Penzës. Skuadra prizrenase ende nuk njeh për humbje në këtë edicion, njëherësh duke qenë e vetmja pa humbje, ndërsa vashat pejane nga dhjetë ndeshje kanë gjashtë fitore dhe katër humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj pritet një sfidë shumë interesante të enjten mbrëma në Therandë, pasi palestra në Prizren është në rinovim.

 

Takimi i parë zhvillohet Trepçës dhe United Basketball, ku vashat nga Mitrovica nga dhjetë xhiro kanë arritur dy fitore dhe tetë humbje, ndërsa ekipi i vashave nga Gjilani ka regjistruar katër fitore dhe gjashtë humbje.

 

Të enjten nga ora 13:00, Prishtina është nikoqire e Vëllaznimit. Skuadra nga kryeqyteti në pjesë e parë të edicionit, ka arritur tetë fitore dhe dy humbje, ndërsa vashat kuqezi ende nuk ka arritur asnjë fitore.

 

Superliga e Femrave - Java 11

 

E mërkurë

 

13:00 Trepça-United Basketball

 

E enjte

 

13:00 Prishtina-Vëllaznimi

 

19:00 Bashkimi-Penza




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: