Trepça shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 88:72 (29:29, 28:12, 13:18, 18:13), në xhiron e 14-të të Prince Caffe Superligës.
Në çerekun e parë mysafirët kishin epërsi prej 5-6 pikësh, që u mbyll me barazim 29:29. Por, periudha e dytë ishte vendimtare e kësaj sfidë. Mitrovicasit ishin të jashtëzakonshëm në këtë pjesë dhe ngritën epërsinë minutë pas minute, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 57:41.
Pjesa e dytë ishte e barabartë, por që vendasve nuk ju rrezikua fitorja. Perioda e tretë përfundoi 13:18, ndërsa ajo e fundit 18:13, për fitoren e Trepçës 88:72.
Te vendasit më të mirët ishin Ken Brown me 16 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Jordan Harris me 22 pikë dhe Atik Koshi me 16 pikë, tri kërcime e katër asistime.
‘Xehetarët’ kanë shtatë fitore e shtatë humbje, kurse kuqezinjtë gjashtë fitore e tetë humbje.