Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, që ishte e nënta radhazi. Në një ndeshje shumë interesante, kampionët pas vazhdimeve kanë mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 78:80 (22:21, 17:24, 21:10, 13:18, 5:7), në xhiron e 14-të të Prince Caffe Superligës.
Në çerekun e parë ndeshja ishte shumë e barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej dhe përfundon 22:21. Vendasit kishin gjashtë pikë epërsi në periudhën e dytë, 35:29, por më pas therandasit me një seri të jashtëzakonshme përmbysën rezultatin në 35:40, kurse pjesa e parë përfundoi 39:45. Prizrenasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e kthyer epërsinë në favor të tyre, ku shifrat pas 30 minutash ishin 60:55. Vendasit dy minuta nga fundi ishin në epërsi 73:69, por nuk e ruajtën epërsinë dhe Davis në fund nga gjuajtjet barazoi rezultatin në 73:73, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. E, në vazhdime po ashtu ishte sfidë interesante, ku Ardit Pepaj shënoi në sekondat e fundit për 78:80. Ylli ka nëntë fitore e katër humbje, kurse prizrenasit katër fitore e dhjetë humbje.
Më i miri te Bashkimi ishte Daniel Lekndreaj me 21 pikë e 13 kërcime, kurse te Ylli më i miri ishte Henrik Sirko me 18 pikë e 12 kërcime.