Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me UN Women Kosovo ka një aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizmit” dhe ndalimit të dhunës ndaj gruas.
Ky aktivitet është shënuar në Gjakovë në sfidën e Prince Caffe Superligës mes Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit.
Përfaqësuesit e FBK-së (Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme, Linda Shala, nënkryetare e FBK-së dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3) dhe UN Women Kosovo së bashku me basketbollistët dhe stafin e të dy skuadrave kanë veshur bluza që të ndalet dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë, ndërsa iniciativa është përkrahur edhe nga tifozët kuqezi, që me pankarta bënë thirrje që menjëherë të ndalet dhuna ndaj grave.