26/10/2026
Ivey Sophia Schmidt e Penzës është shpallur lojtarja më e vlefshme e xhiros së tretë në Superligën e Femrave, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme me 34 pikë, 22 kërcime dhe katër asistime.
Schmidt regjistroi indeksin e efikasitetit 51, më të lartin në pesëshen e përzgjedhur, duke udhëhequr edhe Top 5 të kësaj xhiroje.
Në pesëshen më të mirë është përfshirë Camryn Daione Hill e Pejës 03, e cila realizoi 34 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, me indeksin 39. Bashkëlojtarja e saj, Zutorya Cook, u dallua me 25 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime, duke arritur indeksin 34.
Vend në Top 5 siguroi edhe Etna Rexhepi e Pejës 03, e cila kontribuoi me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim, me indeksin e efikasitetit 20.
Pesëshen e kompleton Nyshae Weaver e Penzës, me 15 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, si dhe indeksin 19.
Top 5
Ivey Sophia Schmdit (Penza) 34 pikë, 22 kërcime, 4 asistime, 51 indeksi
Camryn Daione Hill (Peja 03) 34 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 39 indeksi
Zutorya Cook (Peja 03) 25 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 34 indeksi
Etna Rexhepi (Peja 03) 18 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi
Nyshae Weaver (Penza) 15 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi
MVP
Ivey Sophia Schmdit (Penza) 34 pikë, 22 kërcime, 4 asistime, 51 indeksi