Sërish Mika Adams MVP

Sërish Mika Adams MVP

26/10/2026

Mika Adams i Rahovecit 029 është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së gjashtë në ProCredit Superligë.

Adams u dallua me 37 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, duke regjistruar indeksin e efikasitetit 31. Me këtë paraqitje, ai siguroi edhe vendin në pesëshen më të mirë të xhiros.

Pjesë e Top 5 është edhe Dwight Wilson i Pejës, i cili realizoi dyshifror të dyfishtë me 27 pikë e 16 kërcime, duke shtuar tri asistime. Wilson regjistroi indeksin 40, më të lartin ndër lojtarët e përzgjedhur në këtë pesëshe.

Ja’cori Payne i Trepçës kontribuoi me 18 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime, me indeksin 25, ndërsa Shanon Shorter i Bashkimit u dallua me 27 pikë dhe katër kërcime, duke arritur indeksin 24.

Pesëshen më të mirë e kompleton Laolu Oke i Borës, i cili shënoi 19 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim, me indeksin e efikasitetit 23.

Top 5

Mika Adams (Rahoveci 029) 37 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 31 indeksi

Dwight Wilson (Peja) 27 pikë, 16 kërcime, 3 asistime, 40 indeksi

Ja'cori Payne (Trepça) 18 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi

Shanon Shorter (Bashkimi) 27 pikë, 4 kërcime, / asistime, 24 indeksi

Laolu Oke (Bora) 19 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners