Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim, duke vazhduar pa humbje në elitën e basketbollit te femrat.
Basketbollistja më e dalluar në parket ishte Arbnore Përquku me dyshifror të trefishtë, 14 pikë, 12 kërcime dhe dhjetë asistime. Përquku zgjidhet MVP e kësaj jave, ndërsa nuk është hera e parë që shpallet më e mira e javës. Ajo u ndihmua nga Taliyah Hopkins me 22 pikë dhe shtatë kërcime.
United Basketball regjistroi fitore shumë të vlefshme ndaj Trepcës, ndërsa sërish më e mira ishte amerikania, Ireyon Keith me 19 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.
Prishtina shënoi fitore të pritur dhe bindëse ndaj Vëllaznimit, ku u dalluan dyshja vendore, Besjana Martinaj dhe Zërina Shatri. Martinaj e mbylli ndeshjen me 25 pikë, një kërcim dhe pesë asistime, kurse Shatri me dhjetë pikë, 16 kërcime dhe një asistim.
Top 5
Arbnore Përquku (Bashkimi) 14 pikë, 12 kërcime, 10 asistime
Taliyah Hopkins (Bashkimi) 22 pikë, 7 kërcime
Ireyon Keith (United Basketball) 19 pikë, 8 kërcime, 4 asistime
Besjana Martinaj (Prishtina) 25 pikë, 1 kërcim, 5 asistime
Zërina Shatri (Prishtina) 10 pikë, 16 kërcime, 1 asistim