Konferencë për Media

Konferencë për Media

21/11/2022

Të mërkurën (23 nëntor) nga ora 13:00 do të organizohet konferenca për media në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në këtë konferencë do të nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i Kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës.

Në këtë konferencë do të shpalosen detaje lidhur me organizimin e Superkupës, që do të mbahet nga 7 deri më 11 dhjetor 2022 në kryeqytet.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners