Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme, duke mundur Pejën në udhëtim me rezultat 82:91 (14:18, 26:13, 23:30, 19:30), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.
Në çerekun e parë mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 14:18. Megjithatë, perioda e dytë ‘foli’ në të mirë të vendasve që ishin bindshëm më të mirë, si në mbrojtje dhe në sulm, për të shkuar në pushim me shifrat 40:31.
Por, asgjë nuk kishte përfunduar, sepse kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe me lojë të sigurt ngushtojnë epërsinë në 63:61, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe bënë përmbysjen e madhe, ku në minutat e fundit u shkëputën, për tu mos u arritur nga vendasit dhe triumfuan 82:91.
Jalen Tate u dallua te Peja me 35 pikë e gjashtë asistime, si dhe Rodney Purvis me 13 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Anthony Adger me 21 pikë e shtatë kërcime, Emmanuel Emogbo me 15 pikë e 14 kërcime dhe Jordan Harris me 17 pikë e katër kërcime dhe Atik Koshi me 19 pikë.
Peja ka tetë fitore e dy humbje, kurse Vëllaznimi ka pesë fitore e gjashtë humbje.